E zuri poshtë masivi i dheut në Dukagjin, humb jetën drejtuesi i një eskavatori që po punonte

0
124

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditen e sotme në aksin në ndërtim Prekal-Kir, në zonën e Dukagjinit në Shkodër.

Një masiv dheu ka rënë në këtë aks dhe për pasojë një eskavator ka rënë në greminë. Nga rënia e eskavatorit ka humbur jetën drejtuesi i mjetit që po punonte.

‘Rreth orës 14:30, ndërkohë që po kryheshin punime në një aks rrugor në fshatin Prekal, është shkëputur nga lartësia, një masiv dheu që ka zënë poshtë ekskavatorin me drejtues shtetasin Z. P., 56, banues në fshatin Stajkë, Vau i Dejës. Si pasojë, 56-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njofton policia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here