Parlamenti i Shqipërisë voton me 101 vota pro rezolutën në mbështetje të Kosovës

0
88

Pas disa orësh debat, Parlamenti i Shqipërisë ka miratuar me 101 vota pro, dhe 1 abstenim, rezolutën për sulmet në Veri të Kosovës në 24 shtator ku mbeti i vrarë një polic.

Kujtojmë se mazhoranca dhe opozita për herë të parë u bënë bashkë në mbështetje të Kosovës.

Kryeministri Rama nuk ishte prezent në votim dhe nuk mori pjesë, ndërkohë grupimi i Bashës edhe pse ishte prezent nuk morën pjesë në votim.

Rezoluta, thekson rëndësinë e mbrojtjes së interesave të përbashkëta dhe integritetit territorial të Kosovës, ndërsa parashtrohen tre pika.

Në këto tre pika kërkohet hetim ndërkombëtar për sulmin e 24 shtatorit, si dhe për faktin që qeveria e Kosovës të punojë me aleatët ndërkombëtarë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here