Stonehenge, mrekullia e mbushur me mistere unike

0
176

Vetë Londra përbën muze unik në botë. Aty gjenden eksponatet më të veçanta nga e gjithë bota, të krijuara nga dora e njeriut gjatë epokave.

Shumicën e tyre anglezët i sollën këtu ndër shekuj nga tokat e pushtuara a të kolonizuara prej tyre, gjithsesi nga njerëz që ua dinin vlerën.

Ruajtja e tyre këtu përbën një fat, për artin e historinë botërore, në fatkeqësinë e popujve e kulturave që përfaqësojnë, meqë kështu mundën të mbijetonin injorancën, mungesën e kujdesit të atyre që u përkisnin.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar edhe tani vazhdon të dëshmojë vetëdijen angleze për rëndësinë që ia atribuon kulturës. Ajo, me gjithë krizën financiare, ende bën financimin e muzeve të Londrës dhe në saje të kësaj vizitat në to janë pa pagesë, kurse arti e historia e njerëzimit më afër secilit qytetar të vendit a turistit.

Por jo në çdo objekt vlerash të mëdha muzeore a historike në Britani mund të hysh pa pagesë. Në këtë kategori hyn edhe Stonehenge, një prej lokaliteteve më të veçanta në botë e më atraktive në ishull, që tërheq kureshtarë nga i gjithë lëmshi tokësor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here