Policia i vendos bllokuesin, ky djalë ia kthen në këtë mënyrë

0
229

I keni parasysh tasat e verdha të bashkisë, bëma e të cilave ka marrë përmasa të mëdha. Sa herë që parkon keq, gabon me një centimetër tabelën ndalim parkim, shkel me një milimetër vijën e bardhë, bashkia ta vendos tasin. Ndoshta është bërë keq për fonde dhe bashkia nuk ka si ia bën ose ndoshta ndonjë marifet tjetër. Ah se harrova, po qe se je ndonjë zyrtar, apo makinë e privilegjuar nuk ta vendos kush tasin, pa problem. Tasi është thjesht për popullin e thjeshtë.

Por një djalë i cili e ka pësuar mbi kurriz këtë punën e tasit, e gjeti një zgjidhje. Ai me mjete rrethanore e çmontoi “damkën” që i kishte vendosur bashkia dhe e mori atë me vete në bagazhin e veturës, si një kujtim nga ngjarja. Sekretin se si ai e çmontoi tasin nuk e ka bërë publik, por mesa duket të paktën këtë herë rezultati shkoi 1-0 në favor të këtij djali.

Për dikë ai është thjesht një shkelës i rregullave, ndërsa për ne është heroi i ditës. Jo se përkrahim fenomenin e parkimit të gabuar, por sepse arroganca luftohet me mini forma rebelimi, pikërisht si gjesti i djalit nga Tirana.

djali-gjobe bllokus

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here