Fëmija kapërceu gardhin rrethues, punonjësit e vranë gorrillën për të shpëtuar 4-vjeçarin

0
153

Punonjësit e një kopshti zoologjik në qytetin amerikan të Sinsinatit, qëlluan dhe vranë një gorilla pasi një djalë 4-vjeçar hyri në rrethimin e tij. Djali i vogël kapërceu gardhin mbrojtës dhe ra në një kanal rrethues, ku u mbërthye nga gorilla.

Videot amatore të incidentit tregojnë se si gorilla e tërhiqte djalin e vogël dhunshëm në ujë. Punonjësit e kopshtit zoologjik thanë se nuk kishin rrugë tjetër veçse të eliminonin fizikisht gorillën, pasi ishte në rrezik jeta e djalit të vogël.

Ky i fundit i shpëtoi incidentit të frikësh më plagë të lehta dhe është jashtë çdo rreziku. Zyrtarë të kopshtit zoologjik justifikuan vendimin e punonjësve për të vrarë gorillën menjëherë, pasi përdorimi i qetësuesve do të kishte dashur kohë të jepte efekt dhe ndërkohë djali i vogël mund të ishte plagosur rëndë apo të kishte humbur jetën.

Fatkeqësisht këtë herë nuk u pa një përsëritje e incidentit të vitit 1986 në ishullin Xhersi, ku një djalë 5-vjeçar u rrëzua brenda rrethimit të gorillave.

Në atë rast, një gorilla i quajtur Xhambo mbrojti djaloshin e vogël që kishte humbur ndjenjat nga gorillat e tjera më agresive dhe i fërkonte shpinën. Kur djaloshi u përmend, Xhambo i kishte larguar gorillat e tjera dhe rojet e parkut mundën që të hynin brenda dhe ta nxirin që aty shëndoshë e mirë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here