Ftesa e Ramës, përgjigjet Basha: Axhenda ime është e zënë deri të martën

0
187

Pas letrës së kryeministrit Edi Rama që i bëri ftesë kreut të opozitës për takim, Lulzim Basha i është përgjigjur po me një letër duke i thënë se axhendën e ka të zënë deri të martën. Basha thekson se është i lirë për takim pas ditës së mërkurë të javës që vjen. Ftesa bëhet në kuadër të diskutimeve për Reformën në Drejtësi. Kryeministri Rama i ka bërë thirrje opozitës për ta votuar në Parlament, me qëllim që t’i hapet vendit rruga për integrimin evropian, pasi edhe faktori ndërkombëtar e ka nënvizuar një kusht të tillë. Por opozita është shprehur e vendosur se mazhoranca synon kapjen politike të institucioneve dhe ka për qëllim pastrimin e gjyqësorit dhe realizimin e reformës në drejtësi.

jgjhvjh

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here