Itali/ Vritet për gjakmarrje babai i tre fëmijëve Petrit Nikolli

0
164

unnamed-1-3

 

45 vjeçari shqiptar që u ekzekutua me plumb në qafë në Itali quhej Petrit Nikolli. Ishte me profesion zejtar e rezident prej disa kohësh në Rimini, të Italisë. Ai është qëlluar me pistoletë rreth orës 23.00 të një 25 majti 2016, në Lungomaren e komunës Rivabella në provincën e Riminit përballë restorantit “Cavalieri Spiaggia” .

Mediat lokale  një shqiptar tjetër iu afrua duke i folur. Fillimisht pati një debat me fjalë, më pas autori ka nxjerrë pistoletën, gjysmë automatik, duke e qëlluar për vdekje.

Pak orë më pas, janë arrestuar 3 persona si autorë të dyshuar të krimit.

Hetimet paraprake informojnë se vrasja është kryer për gjakmarrje.

Petrit Nikolli ishte baba i 3 fëmijëve,  më i madhi 15 vjeç,  dhe është në pritje të fëmijës së katërt. Bashkëshortja e tij ka mbërritur  menjëherë në vendgjarje duke e gjetur në rrugë trupin e pajetë të bashkëshortit të saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here