Turqi/ Njeriu me më shume bletë në trup, kërkon të thyejë rekordin botëror

0
317

https://youtu.be/idQs0LVAQxo

Turku Abdulvahap Semo nga qarku Catak në provincën turke Van, kërkon të thyejë rekordin botëror duke tërhequr në trupin e tij miliona bletë, raporton Agjencia turke e lajmeve Anadolu .

Duke folur për AA-në, Semo tha se kishte rastisur të shohë në internet Librin e Rekordeve Guinness ku qëndron edhe kategoria për “njeriun me më shumë bletë në trup”, për çka kishte vendosur të shënojë emrin e tij në këtë rubrikë.

I ndihmuar nga vëllai i tij Hadi, gjithashtu bletar, ai disa herë kishte tentuar të thyejë rekordin, ndërsa tentimi i fundit i tij është regjistruar me kamerë të telefonit celular, një video kjo që ka tërhequr vëmendjen e opinionit në Turqi dhe më gjerë.

“Me secilën përpjekje e kemi rritur numrin e bletëve dhe herën e fundit unë kisha mbi trupin tim bletët nga gjashtë arka. Bëhet fjalë për miliona bletë. Komentet e marra ishin kryesisht pozitive, por ka shumë të tillë që më thonë se e vë veten në rrezik të madh”, tha Semo.

turkuturkuuturkuuu

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency