Nuk ka punë sepse nuk ka punë !

0
171

Artan Fuga
————————————————————————————–

Nuk ka kuptim të bëhen panaire punësimi dhe përfundimi të jetë :

Ka vende pune për specialistë shumë të kualifikuar! Por, nuk ka specialistë.

Cdo sociolog i punës do të vinte buzën në gaz me hidhërim prej këtij konstatimi sa naiv, aq edhe propagandistik.

Sigurisht që nuk do mend, po të kishte Shqipëria nja dyqind nobelista në kimi, fiikë, matematikë, të gjitha projektet në shkencat e natyrës do të bëheshin në Shqipëri. Laboratoret më të mira të kërkimit shkencor do të bëheshin këtu.

Po të kishin nanoteknologë të mrekullueshëm, të gjitha investimet për nanoteknologjinë do të bëheshin në Shqipëri.

E kështu me rradhë.

Por, që të kesh specialista shumë të kualifikuar, duhet të kesh arsimi cilësor, laboratore cilësore, pra investime në formim.

Ja pra sepse nuk i kemi ndodhin këto gjëra. Por për këtë nuk e kanë fajin punonjësit potencialë, por politikat e rinovimit të fuqisë punuese.
Kujt ja themi?

Mos vijmë rrotull rreth bishtit tonë bre :

Pse nuk kemi investime?
Sepse nuk kemi specialistë të zotë!
Pse nuk kemi specialistë të zotë?
Sepse nuk kemi arsim cilësor dhe infrastruktura të larta cilësore laboratorike dhe teknologjie!
Pse nuk i kemi këto?

Sepse shteti nuk ka lekë sepse nuk ka investime, meqë nuk ka punë !

Rretherrotull bishtit tonë :

Nuk ka punë!
Pse?
Sepse nuk ka punë!

Jo, jo, nuk është kjo arsyeja.

Nuk ka kuptim që të organizohet panaire pune për propagandë, e për të nxjerrë ndonjë aventurier binzesi për të thënë : Unë jam një investitor anijesh kozmike. Dua të investoj në Shqipëri. Por nuk investoj dot sepse nuk ka kozmonautë në Shqipëri.

Dhe faji të vihet mbi shqiptarët se përse nuk janë bërë kozmonautë!

Po bëjni pra! Hë !

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here