Do ta harroj piken e Dhimbjes Qe me percellon tani, qe me percellon tani!

dhimbjaEmily Dickinson Nr. 193 me ndihmoi. Lindur në Amherest.

Gjate gjithe veres, me kalonin fluturimthi në kokë rreshta dhe fraza. “Nese nje mendim vjen pa mendimtar,- thoshte Ëilfred Bion-i, – mund te jete ai që quhet “mendim i rastësishëm”, apo mund të jetë një mendim me emrin dhe adresën e të zotit sipër, apo edhe “një mendim i çmendur”. Kur të ndodh një gjë e tillë, problemi është se çfarë të bësh me të”.

 

Në të dyja anët e shtëpisë sime me qira, kishte shtëpi- banesa të reja,- por pamja nga dritarja e pasme ishte e lirë. Pas kishte një oborr të vogël me një shilarës, pas tij një fushë me grurë dhe më pas një fushë me tërfil.

Që nga larg shihej një grup pemësht ë krasitura, konturet e një hangari, një mullar me bar dhe sipër tyre qielli i madh e i trazuar. Pamja më pëlqente, por shtëpia nga brenda më shqetësonte, jo se ishte e shëmtuar, por sepse ishte e mbushur plot e përplot me jetët e pronarëve të saj, një çift profesorësh të rinj me dy fëmijë, të cilët ia kishin mbathur në Gjenevë për të kaluar verën, apo me ndonjë bursë për studime kërkimore. Kur lashë në dysheme çantën e kutitë me libra dhe hodha sytë përreth, fillova të vrisja mendjen se si do të përshtatesha në këtë vend plot me fotografi të familjes dhe me jastëkë të zbukurimi të ardhur nga ndonjë vend i panjohur aziatik, me radhët e librave mbi pushtetin, mbi gjykatat e botës dhe mbi diplomacinë, me kutitë me lodra dhe erën e maceve që ndihej ende, por që, për fat të mirë, nuk ndodheshin në banesë. Më vetëvetiu mendimi i trishtuar se në shtëpinë time rrallë kishte pasur vend për mua dhe për të miat, se kisha qenë një shkrimtaruqe me kohë të vjedhur. Në ditët e para, shkruaja në tavolinën e kuzhinës dhe vrapoja për te Deizi kur zgjodhej nga gjumi i drekës. Mësimdhënia dhe poezitë e studentëve të mi- poezi pa ndonjë zell, poezi të ndrequra me lajle e lule “letrare”- kishin fluturuar bashkë me orët e panumërta. Por, asokohe, nuk kisha luftuar për veten time ose, më mirë të them, nuk kisha luftuar si duhet. Disa njerëz zënë hapësirën që u nevojitet dhe, për zotërimin e saj, i largojnë ata që i bezdisin. Borisi ishte i aftë ta bënte këtë pa lëvizur as gishtin e vogël. Mjaftonte që të rrinte në vend “si një mi i qetë”. Ndërsa unë për vete, isha si një mi i zhurmshëm, një prej atyre që gërvishtin muret dhe që bëjnë potere, e që, megjithatë, nuk arrijnë asgjë. Magjia e autoritetit, parave, penisëve.

Të gjitha fotografitë më korniza i vura një nga një dhe me kujdes në një kuti, duke shënuar në një shirit të vogël letre se ku e kishte vendin secila. Palosa disa qilima, i vura mënjanë bashkë me nja njëzet jastëkë të tepërt dhe lodra fëmijësh dhe pastaj i hyra pastrimit të shtëpisë, duke grumbulluar togje pluhuri ku ishin ngjitur kapëse letrash, bishta shkrepësesh të djegura, copa nevoje maceje, disa kokrra çokollate të shtypura “M&M”, dhe grimca të paindentifikueshme mbeturinash. I pastrova me acid tre lavamanët, dy banjat, vaskën dhe dushin. E gërryeva dyshemene e kuzhinës, mora pluhurat dhe lava abazhurët e tavanëve që kishin zënë një gisht zgjyrë. Spastrimi zgjati dy ditë, duke më shkaktuar dhimbje në të gjitha gjymtyrët, duke m’i çarë e duke m’i prerë duart, por ama, dukë me dhënë kënaqësinë se veprimtaria ime e papërmbajtur e kishte përmirësuar gjendjen e dhomave. Anët e vjetëruara e të papërcaktuara të të gjitha objekteve të fushës sime vizuale tanimë ishin qartësuar e saktësuar dhe kjo më gëzoi, të paktën për momentin. Shpaketova librat e mi, u vendosa në atë që dukej se ishte studioja e burrit (treguesi: takëmet e llullës) u ula dhe shkrova:

 

Humbja.

 

Një mungesë e njohur.

Po të mos e njihje,

do ishte një asgjë,

dhe e tillë është, sigurisht

një asgjë e një lloji tjetër,

që ndihet therëse si një kallo

që ndihet po ashtu si një trazi,

diku pranë zemrës dhe mushkërive,

një boshllëk që e ka emrin: Ti.

 

Mamaja ime dhe shoqet e saj ishin vejusha. Shumicës së tyre u kishin vdekur burrat prej vitesh, ndërsa ato vetë kishin vazhduar të jetonin dhe, megjithëse gjatë vijimësisë së të jetuarit nuk i kishin harruar burrat e ikur nga kjo botë, ato nuk dukeshin sikur mbaheshin fort pas kujtimeve të bashkëshortëve të groposur.

Share it :