Tiranë/ Qarkullonte në rrugë me automatik në çantë, arrestohet i riu

0
154

 

Një person i cili mbahej nën vëzhgim prej kohësh, është kapur teksa lëvizte rrugëve të kryeqytetit me automatik në çantë. Ervis Kovaçi, 21 vjeç, banues në Tiranë, u ndalua nga efektivët e komisariatit nr.1 në Tiranë, pas informacioneve se dispononte dhe qarkullonte me armë zjarri. Pas një hetimi dhe survejimi disa ditor, mbrëmjen e djeshme u bë arrestimi i tij në flagrancë. Kovaçi u ndalua në rrugën “Bardhyl”, duke lëvizur me biçikletë, ku me vete mbante armën e zjarrit të cilën e kishte vendosur në një çantë shpine. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automatiku model AK-47 dhe 30 fishekë. Aktualisht vijon puna për të zbuluar nëse Kovaçi e mbante këtë armë për të kryer ndonjë krim të mundshëm, si dhe për të zbuluar përfshirjen e tij në ngjarje të tjera kriminale. Ndaj 21- vjeçarit materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” .

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here