Familjarët e revoltuar: Lironi të arrestuarit, ose do djegim qytetin…

0
211

Me urdhër të prokurorisë mësohet se mbrëmë në orën 03.00 qindra forca policie kanë bërë arrestime të shumta (flitet për dhjetra) në Kukës për protestën e djeshme në Rrugën e Kombit.

Në mesnatë kanë hyrë nëpër shtëpitë e të ndaluarve dhe ku familjarët tregojnë për median se na kanë marrë familjarët me dhunë, dhe padrejtësisht. Familjarët e të ndaluarve tregojnë se ne protestuam për arësye jetike ekonomike dhe jo politike. “Po na dhunon kryeministri Rama, ndaj te mendohet mirë se do të djegim policinë dhe Kukësin se do mblidhemi prapë si popull”- thotë një banor për një televizion.

Situata me sa duket po precipiton rrezikshëm në Kukës, por burime tregojnë se kuksianët dhe pjesa veriore e cila ndodhet me shumicë në bashkinë e Kamzës në Tiranë, do të mësyjnë nesër para kryeministrisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here