Tre deputetë të opozitës do votojnë marrëveshjen, Murrizit i “ikën petlla”: Koha kur Gjermania jepte urdhra mbaroi më 9 maj 1945

0
111

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar i revoltuar pas deklaratës së Artur Roshit, Besnik Troplinit dhe Fatjona Dhimitrit, të cilët deklaruan votën e tyre pro marrëveshjes së 5 qershorit. Së fundmi votën pro e ka deklaruar dhe deputetja Suzana Topi.

Përmes një shënimi në rrjete sociale, Murrizi aq shumë është nevrikosur sa e ka kapur edhe me Gjermaninë, pas mesazhi që dha sot nënkryetari i CDU Johan Whadepul per votimin e marreseshjes per reformen zgjedhore sipas konsensusit te arritur ne Keshillin Politik.

 

Reagimi i plotë

HAJDUTET E POLITIKES SHQIPTARE DHE SPURDHJAKET POLITIK QE HARXHOJNE PARAT E VJEDHURA PER TE GJETUR SUFLERE NGA JASHTE PER TE RUAJTUR KARRIKET E PUSHTETIT NUK MUND TE MBAJNE PENG 5 MILION SHQIPTARE

Koha kur nje Gjerman i jepte urdher EUROPES ka perenduar me date 9 maj 1945

Shqiperia dhe Shqiptaret nuk hyjne ne BE nga firma e asnje hajduti qe kane mbajtur Shqiperine jashte Europes prej 30 vitesh

Delirant qe mbajne ne xhep vula partish dhe ju duket vetja si parti politike nuk mund te hiqen si shpetimtare te vendit dhe si faktore qe fusin Shqiperine ne BE

Sado te perpiqen trastaxhinjt per te arritur numrin 84 me vemje pa pigment, pa kellqe dhe pa moral ne kundershtim me ate qe vete kane deklaruar prej 13 muajsh

KURRE NUK DO JA ARRIJNE DOT

Shqiptaret duan LISTA TE HAPURA dhe nuk mund ti ndalojne dot nje grusht individesh qe jane sot ne parlament por prej 25 vitesh kane kaniduar per drejtor

Deklaratat e soteme te 6 deputeteve legjitimon kthimin zyrtar te PD dhe LSI ne KUVEND

Tashme “ kauza” e 20 shkurtit 2019 kur PD dhe LSI dogji mandatet, paska qene hakmarrje ndaj DEPUTETEVE qe ishin ne Kuvend deri ne ate kohe

I uroj suksese rikthimit te PD dhe LSI ne PARLAMENT, por duhet te rihapin tenderin per te gjetur edhe 1 Deputet tjeter qe te arrijne formimin e nje grupi parlamentar miks me emrin PISDAL

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here