Kush ishte në burg kritiku Miho Gjini…

0
237

 

Nga Ramiz Memçaj*

 

Në përgjithësi, nuk është shumë e pëlqyeshme të shkruash kujtime ku lakohen ish shokët e tu bashkëvuajtës. Ka plot gjëra dhe episode që falen, por ka edhe disa që e meritojnë t’ia rikujtosh sa pak, aq më tepër kur tashti në Demokraci, përpiqen të marrin edhe rrole heronjsh…

 

Në kampin e të burgosurve politikë në fund të viteve 70-të – fillim viteve 80-të, në Ballsh ishte edhe ish kritiku, i realizmit socialist, Miho Gjini. Ky farë zotërie ose shoku, as më pak e as më shumë ishte shërbëtor i komandës së burgut, si pjestar i Këshillit të Riedukimit. Ky bashkë me disa të tjerë të “llojit të vet”, në mbledhjet që bënte komisari me të burgosurit, qëndronin në rreshtat e parë dhe duartrokisnin me entuziasëm dhe servilizëm të pështirë.

 

Në një kamp ku uria dhe vdekja e të moshuarve sidomos, bënte ligjin, ky farë kritiku luante edhe rrolin e aktorit në emisionin humoristik të “orës gazmore në mikrofon”, ku tallte  të burgosurit. Talljet e ironitë e Mihos, në fakt e kthenin atë në një emision të orës hidhërore.

 

Në burg këto tipa si Mihua, që ishin jo pak, ktheheshin si shërbëtorë të së keqes. Shumë prej tyre i pranonin këto shërbime edhe për ca pak privilegje. Kështu për shembull, në krahasim me të tjerët, këtyre u lejoheshin nga komanda takime speciale me familjet e më veçanërisht me gratë, kush ishte i martuar, caktoheshin në mbrapavijën e kampit, ku ushqeheshin më mirë, u jepej edhe një normë ushqimore paksa më e privilegjuar etj.

 

Por, si më veçanërisht tipa si ky i Mihos, mund të bënin çdo lloj gjëje të ligë për përfitime, ishin egoistë të ndyrë dhe megjithëse jo rrallë nuk u mungonte as përbuzja, përsëri na mbaheshin si “të rehabilituar”, që Partia shpejt do t’i lironte dhe rikthente në detyrat që kishin patur. Edhe të dalin tashti përsëri si kritikë e analistë dhe si bamirës…

 

* Ish i burgosur në kohën e regjimit komunist

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here