Takimi Berisha-Meta, Braimllari: Sot kemi opozitë të vërtetë, do të sjellim fitoren

0
105

Sekretari Organizativ i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, i ftuar në edicionin e orës 19:00 me Juli Krisafin në Syri Tv komentoi takimin Berisha-Meta në selinë blu, të cilët diskutuan hapat e aksionit opozitar dhe marrëveshjen e cila do firmoset nesër për zgjedhjet e 14 majit.

Braimllari tha se Partia e Lirisë ka qëndrim të kthjellët në raport me zgjedhjet lokale ndërsa shtoi se do të mbështesin kandidatin e dalë nga PD-ja dhe nga ana tjetër do të dalin me listën e tyre për këshillat bashkiakë në gjithë Shqipërinë.

Të realizojmë një mision të rëndësishëm, mision kombëtar për të rikthyer llogaridhënien dhe për të kthyer këshillat bashkiakë në parlamente të vërtetë vendorë. Ka pasur bisedime për këtë proces në zgjedhjet lokale. Duhet një opozitë frontale e cila është e vendosur, lufton në mbrojtje të interesave të qytetarëve. Rama kërkon të thellojë pushtetin e tij, në 61 bashki të vendit ka këshilla bashkiakë monist, nuk mbrojnë interesin e qytetarëve, por të kryetarëve të vendosur nga Edi Rama.”-tha Braimllari.

Më tej ai deklaroi se 25 prilli i 2021-shit është një çështje e qartë për opozitën, sepse kauzat dhe interesi kombëtar u tradhtuan nga Lulzim Basha. Por sot, Braimllari u shpreh i bindur se kemi një front të vërtetë opozitar përballë regjimit, ndërsa theksoi se do sjellin fitoren.

Lulzim Basha vazhdoi lojën e tij duke thelluar marrëveshjen e 17 majit që kishte me Edi Ramën, e konkretizoi më 25 prill publikisht. Më 25 prill u shit kauza për interesat e Ramës. E kemi të qartë se Lulzim Basha ka qenë vegël për interes personal të Edi Ramës dhe interesit të tij. Tani kemi një fron opozitar që beson tek qëndresa për tu përballur me regjimin. Besoj fort tek lidershipi aktual i opozitës për të sjellë fitoren dhe për të luftuar regjimin.”, tha Braimllari.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here