Përfundon mbledhja, Majko: Nëse nuk gjejmë konsensus për Reformën në drejtësi jemi të dështuar

0
152

Anëtari i komisionit të posaçëm të Reformës në drejtësi Pandeli Majko ka thënë sot se nëse Shqipëria nuk miraton Reformën në Drejtësi, do të futet në listën e vendeve të dështuara.   Këtë deklaratë Majko e ka bërë pas përfundimit të mbledhjes së këtij komisioni, ku ka thënë se pritet ë të hënën opozita të ketë një qartësi politike dhe vendimmarrje.   “Unë shpresoj që kjo histori të marrë fund të hënën, me një reflektim politik të fundit të popozitës. Nëse ne nuk miratojmë këtë reformë Shqipëria do të hyjë në listën e vendeve të dështuara. Koha nuk pret, në nëntor vendi pret dritën jeshile për anëtarësim. Kjo është për vendin, jo për partitë politike.” tha ai.   Meta ka theksuar se palët janë të ndarë dhe Paretia demokratike ka sjellë rekomandimet e saj, por kjo nuk është pranuar nga pozita. Ai shtoi se tashmë ka mbetur vetëm një kapitull për të miratuar.   “Ka mbetur pa u diskutuar kapitulli i fundit. Sot PD ka përballë vetveten. Të gjejmë konsensusin e duhur, pasi ai është ende larg. Ngërç nuk ka. Shpresoj që në ditët në vazhdim të kemi një vendim pozitiv” tha Majko.   Pandeli Majko shtoi se, reforma në drejtësi është për të ardhmen e vendit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here