Kandidati austriak për president: Anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare është gabim

0
149

Pranimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare do të ishte gabim, sepse do të shkaktonte vetëm probleme , konsideron Norbert Hofer, kandidat për kryetar të Austrisë.

Hofer, kandidat i Partisë së Lirisë (FPO), sipas agjencisë serbe të lajmeve, mendon, kur bëhet fjalë për Kosovën, se “plagët janë të freskëta”, ashtu që anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përfshirë BE-në dhe KB-në, do të nxiste vetëm disponim negativ, transmeton Koha.net.

I pyetur nëse Serbia duhet ta njohë Kosovën për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian, Hofer ka thënë se ky është një kusht që e vë BE edhe pse në anën tjetër veprohet në kundërshtim me këto kërkesa dhe përkundër çështjes së pazgjidhur qipriote dëshiron t’ i përshpejtojë bisedimet me Turqinë.  Hofer ka thënë se si kryetar i Austrisë dëshiron të vizitojë vende të Ballkanit.

Zgjedhjet presidenciale në Austri mbahen të dielën.  Në garë për president është edhe Alexander Van der Bellen nag partia e të Gjelbërve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here