Turqi/Gol në minutën e fundit nga Cikalleshi, ajo që ndodh më pas është e turpshme (VIDEO)

0
120

Goli që sulmuesi i Kombëtares Sokol Cikalleshi bëri në Turqi ndaj ekipit të Eskisehirsporit, komentohet në Itali edhe dy ditë pas përfundimit të ndeshjes në. Gazeta më e madhe sportive në Itali “La Gazzetta dello Sport”, thotë se goli i mbomberit shqiptar në minutën e 93′ çoi skuadrën turke në kategorinë inferiore. Kjo solli lot dhe trazira nga ultrasit në stadium, ku tre efektivë u plagosën lehtë.

Çfarë ndodhi/ Goli në sekondat e fundit rrëzoi Eskisehirsporin

Ditën e shtunë, skuadra e Sokol Cikalleshit luante në transfertë përballë ekipit të Eskisehirsporit që duhet patjetër të mos humbiste për të shpresuar te mbijetesa.

Drama e madhe ndodhi në minutën e 93- të kur Cikalleshi shënoi golin e dytë për ekipin e tij dhe vulosi shifrat 1-2 duke rrëzuar zyrtarisht ekipin kundërshtar.

Në atë moment, lojtarët dhe tifozët filluan të qanin dhe pas ndeshjes pati revoltë të madhe. Disa prej tyre ndezën zjarr në stadium duke tentuar ta digjnin atë.

Cikalleshi tha se u mërzit shumë kur pa ato skena, por pranoi se futbolli është i tillë dhe ndonjëherë përveç festës duhet të ketë edhe lot.

https://www.youtube.com/watch?v=lt9D639Wk0o

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here