Skoci/ Merr pilula për t’u dobësuar dhe rrezikon të vdesë: Villja çdo sekondë

0
138
Një adoleshente skoceze pretendon se rrezikoi jetën, pasi mori disa pilula për t’u dobësuar.

Hannah Taylor, 19 vjeçe, u shëndosh me thuajse 20 kilogramë në pak muaj, duke kaluar nga 65 në 85 kilogramë, për shkak të disa ilaçeve që merrte për të kuruar bipolarizmin.

Kështu gushtin e kaluar, bleu disa pilula bimore për të stimuluar djegien e yndyrave, të cilat i përdori për gjashtë muaj, deri sa përfundoi në spital.

“Rrezikova të vdisja prej dehidratimit. Mu dhanë lëngje të shumta për shkak se villja çdo sekondë. Isha shumë keq, nuk mund të lëvizja dhe kisha dhimbje në kraharor”, thotë Hannah, nga Greenock, Inverclyde.

Pasi humbi thuajse gjysmën e peshës trupore, e reja ndodhet ende në fazë shërimi, për shkak se vijon të vjellë dhe ka dhimbje të forta në kraharor.

Tashmë ajo peshin 45 kilogramë, ndërsa shton se kur shkoi në spital ishte edhe më keq.

“Pija 6 ose 7 litra ujë në ditë, por nuk shërbenin për asgjë. Megjithëse isha informuar mirë për pilulat. M’u tha që ishin më të mirat”, shprehet e reja.

Një zëdhënës i shoqërisë që prodhon pilulat nën akuizë, “Holland & Barrett”, tha për “Mirror” se rasti i 19- vjeçares është i vetmi dhe se nuk janë hasur me raste të tjera.

Gjithsesi ai sqaroi se është e shkruar në udhëzim, që para përdorimit duhet bërë konsultë me mjekun.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here