Murray shpallet perandor në Romë

0
146

Të gjithë prisnin Novak Djokovic, por “Mbreti” i Romës është Andy Murray, që u hakmorr ndaj tenistit serb për finalen e humbur në Madrid. Britaniku fitoi 2-0 me sete, 6-3, 6-3 në një orë e 35 minuta lojë me rastin e 29-vjetorin e lindjes. Trumfoi qetësia e Murray ndaj nervozizmit të Djokovic, që nuk mundi ta gjente vazhdimësinë në një ndeshje të cilën kërkoi që të ndërpritej për shkak të reshjeve të shiut, por pa marrë miratimin e gjyqtarisë. Për Murray kjo ishte fitorja e 10-të në përballjet me Djokovic dhe e para në fushat me dhe, ndërkohë që numri 1 në botë ka triumfuar në 23 të tjera. Britaniku u shpall për herë të parë na karrierë fitues i Mastersit të Romës, duke thyer hegjemoninë Djokovic-Nadal të 11 viteve të fundit. Murray e nis vrullshëm takimin duke i marrë game e katërt serbit me shërbimet e tij. Djokovic e kishte të pamundur për të reaguar me setin i parë që u mbyll 6-3. Seti i dytë u shoqërua me reshjet e shiut, që nuk priteshin as në fillim të garës. Murray sikurse në setin e parë arriti ta thyente në shërbim Djokovicin në game e pestë, duke marrë kryesimin 3-2. Në game e nëntë të setit të dytë, Murray realizon një match point të  mrekullueshëm, duke fituar duartrokitjet e publikut roman. Në finalen e femrave Serena Ëilliams triumfojë 2-0 me sete 7-6, 6-3 ndaj bashkëkombëses së saj Madison Keys. Ky ishte trofeu i 4 në Mastersin e Romës dhe i 70-ti në karrierë, duke i dhënë fund makthit të muajve të fundit, pasi nuk fitonte që nga gushti i vitit të kaluar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here