Lista/De Biazi zgjedh lojtarët për në Francë

0
146

Portali telegrafi.com ka siguruar një kopje të kërkesës që Federata Shqiptare e Futbollit u ka dërguar klubeve, me të cilat luajnë lojtarët e Kombëtares.

Megjithëse në këtë shkresë thuhet: “Ju lutem mos bëni publike ftesën përpara 23 majit”, duket informacioni ka rrjedhur.

Tash, dihet cilët janë 23 lojtarët e përzgjedhur nga trajneri Gianni De Biazi për Europianin e Francës.

Jashtë kësaj liste është lënë Naser Aliji e Milot Rashica, ndërsa nuk ka patur kurrfarë ftese Alban Mehën dhe Besart Berishën.

Lista e Shqipërisë për Kampionatin Europian “Francë 2016”:

Portierë: Etrit Berisha, Alban Hoxha, Orges Shehi

Mbrojtës: Andi Lila, Elseid Hysaj, Lorik Cana, Mërgim Mavraj, Arlind Ajeti, Berat Gjimshiti, Ansi Agolli.

Mesfushorë: Taulant Xhaka, Amir Abrashi, Herolind Shala, Ermir Lenjani, Shkëlzen Gashi, Ergys Kaçe, Odise Roshi, Ledian Memushaj, Migjen Basha dhe Burim Kukeli.

Sulmues: Sokol Cikalleshi, Bekim Balaj dhe Armando Sadiku.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here