Zjarr masiv në afërsi të Madridit, evakuohen 9 mijë persona

0
135

Rreth 9 mijë persona u evakuuan të premten nga qyteza Sesenja, 35 kilometra nga kryeqyteti spanjoll Madrid, si pasojë e një zjarri masiv në një vend grumbullim gomash. Autoritetet lokale urdhëruan largimin e banorëve të zonës pasi u krijua një re gjigante toksike, tepër e dëmshme për shëndetin e njerëzve, si edhe mbylljen e shkollave përreth.

Më shumë se 10 ekipe zjarrfikësish u angazhuan për kontrollimin dhe shuarjen e flakëve. Sipas mediave të huaja në zonë mbeten ende rreth 1 mijë persona, ndërsa nuk raportohet asnjë i lënduar. Hetuesit spanjollë dyshojnë se zjarri është ndezur qëllimisht, gjithësesi priten detaje të reja rreth ngjarjes.

Guvernatori i Kastijas tha se prej vitesh ka pasur ankesa rreth djegieve të gomave në këtë vendgrumbullim, qoftë nga qytetarët, qoftë nga organizatat për mbrojtjen e mjedisit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here