Aty ku mungon dora e shtetit. Mësuesit ngelën në rrugë, bllokohen nga bora. (me video)

0
124

Reshjet intensive të borës kanë shkaktuar një sërë problemesh si në qarkullimin e automjeteve ashtu edhe në furnizimin me energji elektrike.

Situata më e rëndë paraqitet në zonat e thella malore, ku shteti duket se nuk ekziston.

E tillë është situata edhe në rrugët që lidhin fshatrat e Kukësit me qytetin, ku trashësia e dëborës dhe ngricat, kanë bllokuar zona të tëra, por edhe mësuesit të cilët janë përpjekur të shkojnë për të dhënë mësim në Shishtavec.

Gazetari Ermal Hallaçi, ka siguruar një video në të cilën shihen mësyesit e bllokuar nga bora në rrugë.

Bashkia dhe Prefektura i kalojnë përgjegjësinë njëra-tjetrës, për shkak të mungesës së fondeve për mirëmbajtjen e rrugëve, ndërsa banorët mbeten në mëshirë të fatit, kur bora të shkrijë nga dielli.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here