Vlorë/ Përplaset me fugonin, humb jetën drejtuesi i motorit

0
181

Drejtuesi i një motori humbi jetën mëngjesin e sotëm në qendër të Vlorës. Ngjarja ndodhi ne lagjen “Kushtrimi”, në kryqëzimin e rrugëve pranë vendit të quajtur “Ish-Gjykata e Vjetër”. Edision Kosova, 30 vjeç, banor i Vlorës u përplas me një furgon mallrash që drejtohej nga Rami Rama. 30 vjeçari u dëmtua rëndë dhe u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal. Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar në sallën e reaminacionit, ai nuk mundi të mbijetojë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here