Abrashi feston titullin kampion

0
134

Amir Abrashi festoi titullin e parë kampion në karrierë. Mesfushori shqiptar u shpall kampion i Bundesligës 2 gjermane, me Freiburg-un, skuadër në të cilën u transferua gjatë verës së kaluar nga zviceranët e Grasshopper. Edhe në triumfin 2-0 përballë Heidenheim-in, që i dha Freiburgut matematikisht titullin, Abrashi ishte titullar, duke u konfirmuar si një element kyç te skuadra nga Baden-Wurttemberg. Festa nisi në stadium, me ngritjen e trofeut, ku ashtu si i takonte, mesfushori kuqezi ndodhej në radhën e parë, si një prej protagonistëve absolut të rikthimit të Freiburgut në elitë një vit pas rënies nga Bundesliga. Festa e skuadrës me tifozët vazhdoi edhe jashtë stadiumit, ku skuadra mori duartrokitjet dhe brohoritjet e merituara nga tifozët e Freiburgun.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here