Operacioni “Velçani”, mbyllen hetimet për 11 të pandehur

0
158

Prokuroria e Korçës mbyll hetimet dhe dërgon në gjykim dosjen me emrat e 11 personave. Ata akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndës narkotike. Janë dhe katër persona të tjerë që akuzohen për moskallëzim krimi

 Prokuroria e Korçës ka përfunduar hetimet dhe dërgon për gjykim 11 persona, të akuzuar si organizatorë të prodhimit dhe shitjes së rreth 750 kg lëndë narkotike canabis, e cila u zbulua gjatë operacionit të koduar “Velçani”. Ndërkohë, 4 persona të tjerë, akuzohen për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”. Prokuroria e Korçës ka kryer hetimet dhe në përfundim të hetimeve ka rezultuar se të pandehurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë qenë pjesë e një grupi që merrej me prodhimin dhe më pas shitjen e lëndës narkotike kanabis sativa.

 

 

Rrethanat e dosjes

Në datë 29.10.2015, punonjësit e policisë, në bazë të një informacioni të marrë kanë shkuar në fshatin Velçan. NjësiaAdministrative Lozhan. Bashkia Maliq, ku në një zonë të pyllëzuar ndodhej një çadër e ndërtuar me dru dhe e rrethuarme plasmas. Kur punonjësit e policisë janë afruar kanë konstatuar në hyrje të çadrës një person, i cili sapo ka parë punonjësit e policisë është larguar me vrap. Punonjësit e policisë janë futur në çadër ku janë konstatuar se ndodheshin dhe katër persona të tjerë, tre prej tyre kanë mundur të largohen kurse njëri prej tyre (shtetasi Kristjano Tota) është kapur në flagrancë. Nga këqyrja e çadrës është konstatuar se brenda në të ndodheshin një sasi e madhe bimësh, të cilat sipas akteve të ekspertimit rezultuan bimë narkotike të llojit “Cannabis Sattiva”, si dhe dy armë zjarri ku njëra ishtearmë zjarri automatike. Nga peshimi i gjithë sasisë së lëndës narkotike të gjetur ka rezultuar se ato ishin me një peshë të përgjithshme prej 722 (shtatëqind e njëzet e dy) kg dhe 500 (pesëqind) gramë. Më pas, hetimet i ndoqi Prokuroria e Korçës, në bazë të veprimeve të të cilës u zbulua i gjithyë grupi, i përbërë nga 11 persona, të gjithë të arrestuar. Ndërkohë, 4 persona të tjerë u hetuan në gjendje të lirë, për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”.

 

Të akuzuar si organizatorë të kultivimit dhe shitjes së lëndëve narkotike:

 

  1. Elton Tota,
  2. Gen Tota,
  3. Nexhip Ibrahimllari,
  4. Mariglen Zaçellari.
  5. Mikel Çyçllari,
  6. Mirsen Zaçellari.
  7. Kristjano Tota
  8. Geront Latollari,
  9. Nikola Blacëri,
  10. Xhuljano Salaj,
  11. Emanuel Çyçllari.

 

Të akuzuar për “Moskallëzim krimi”:

  1. Rixhens Gorosela,
  2. Martin Kreka,
  3. Enrik Bonollari,
  4. Florenc Leka.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here