Veliaj vjedh edhe të vdekurit: Të varrosurit i shpall me Covid…

0
122

Një rast vjedhjeje nga Bashkia e Tiranës deri edhe i parave të varrimit të të vdekurve është denoncuar me dokumente nga një qytetar, që e ka konstatuar me sytë e vet atë që po ndodhte.

Ëngjëllushe Qira, përgjegjësja për funeralet në këtë Bashki, ka derdhur paratë për të varrosur një person që ishte varrosur ndërkohë nga familja e tij dhe ka gjetur edhe argumentin pse duheshin paguar paratë nga shteti: Kufoma ishte viktimë e COVID!!!

Nuk dihet ku shkuan paratë, por familja e së ndjerës ka ngritur zërin me forcë e fyer nga ky mashtrim dhe abuzim në kurriz të njeriut të saj, duke deklaruar se ka paguar vetë 900 mijë lekë për shërbimin funeral!

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka akuzuar SPAK-un me ironi se “nuk ka punë me vjedhjet e narkozyrtarëve”:

“Lal plehu vjedh edhe me të vdekur! – shkruan Berisha në Fb. – Njerëzit e varrosur nga familja i shpall si të vdekur me Covid për të vjedhur paratë e varrimit nga bashkia.

Lexoni mesazhin dhe shikoni dokumentin e akuzës së qytetarit dixhital. SPAK është i partisë, nuk ka punë me vjedhjet e narkozyrtarëve”, ka theksuar ish-Kryeministri.

Përshëndetje doktor.

Dua të bëj një denoncim me vjedhjen, mashtrimin që bën Lal plehu edhe me njerëzit e vdekur.

Në datën 31 tetor më vdiq gjyshja nga ataku kardiak.

Kontaktuam me agjensinë funerale dhe bëmë varrimin në varrezat e Tufinës.

Paguam 900 mijë lekë për të gjitha shërbimet funerale.

Po çfarë ndodh?! Çertifikata e vdekjes vjen sikur ka vdekur nga COVID-19 dhe shpenzimet funerale i mbulon Bashkia!!!

Bashkangjitur po iu dërgoj edhe çertifikatën që lëshon Lal Plehu.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here