Replikat që nuk u dëgjuan në TV/ Rama flet për dhelpra, ujq, zogj minierash e ballistë gjermanë. Vokshi: Ti përndjek gratë

0
144

kuvendi-655x356-1Rama: Qeveria e vjetër sot ka marrë përsipër të rrisë prodhimin e baltës së përditshme duke synuar të njolosë cdo nismë. Flisni ju për koncensione, që dhatë 173 të tillë. Për mos fol për portin e Durrësit, tokë e zanun nga ballistë që bëjnë si gjermanë

Berisha pa mikrofon: po boll më…. Shih tollonat e naftës….

Rama vazhdon flet për koncensionet dhe marrëveshjet e kaluara duke akuzuar qeverinë e kaluar…

Berisha pa mikrofon: Ik mer bajloz….

Rama, Berishës: Po me pyllin çfarë pate. Pyllin e njihje më mirë nga ne. Pasi dole nga pylli nuk duhej ti vije sëpatën

Noka pa mikrofon i drejtohet Ramës: po ti je kriminel mor…

Kryeministri flet pwr gjendjen e spitaleve, ndwrhyn Topalli pa mikrofon: mbro Ilirin mbo, atw mbro ti….

Rama: Ilirin e mbron më mirë se të gjithë ai që ke ti në krah ( për Berishën)… këto janë e vetmja parti politike që drejtohen nga një stalinist

Rama: Këta janë e vetmja parti politike që luftën politike e kthen në “gjueti shtrigash” dhe që godet njerëzit e sipërmarrjes.

Noka pa mikrofon: Sipërmarrjen e leshit….

Ndërhyn Noka sërish pa mikrofon, Rama: foli pyellit se vjen zëri

Noka pa mikrofon: foli kënetës se të vjen era…

Rama flet për Hemodializën, Noka i tregon një sms: Shihe këtë, dhe kthe përgjigje…

Rama: Kush ta nisi, luani apo dhelpra?

Noka: ore lëri këto tip po jep përgjigje..

Rama: Nga kush të erdhi mesazhi? Nga luani, nga ujku apo nga dhelpra? Kush ta çoi?  Aaaaa ta çoi kaprolli. Nuk e di gjuhën e asaj trupe mbështetëse që ke ti.

Ndërhyn deputeti i PD-së Bedri Hoxha, Rama: Ti mos fol ti, ti erdhe nga Klosi të mori partia e të solli këtu…

B.Hoxha pa mikrofon: po ty të morën nga plazhet e Francës ….

Rama vazhdon diskutimin dhe ndalet te akuzat e PD-së për ndarjen e shqip[tarëve sipas krahinave:… dhë lërini këto që e ke më këtë dhe me atë, unë se km as me bathoren as me ëkrkën, unë e kam me ju, e kam me atë zogun e minierave atje (B.Hoxha) që flet këtu për turp…

Paloka: është mir ëtë na shpjegosh pse e pengon reformën në drejtësi….

Rama: tani unë fillimisht doja t;iu thoja se vetëm një keni ju që flet në grupin tuaj dhe mbëshett partinë tjetër ( diversion për Berishën me LSI-në)…. Por ju paralajmëroj se ai që saboton reformën në drejtësi do gjej përgjigje në zgjedhje…

Pas fjalës së Ramës, Vokshi: Zoti. Kryeministër unë e dija që ti i përndjek gratë, por nuk e  dija që do të vinte një ditë që do iknim bashkë dorë për dore në sallën e gjyqit dhe të siguroj që mezi e pres që të shkojmë dhe të përballemi publikisht

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency