Koncerti i parë në Palmira, pak javë pas çlirimit nga IS (VIDEO)

0
130

Në amfiteatrin e qytetit antik të Palmirës në Siri është organizuar koncerti i parë muzikor, vetëm pak javë pas çlirimit të tij nga duart e militantëve të shtetit islamik.

Eventi muzikor nën titullin “Porta e diellit” u mbajt në nder të viktimave gjatë konfliktit të përgjskahsmë të Sirisë. Amal Abu-Samra, anëtare e korit të Al Farah, tha se mes lotësh ajo kishte kënduar për dhimbjen dhe shpresën.

“Është vërtet shumë e trishtueshme të shohësh shkatërrimin e Palmirës por ne kemi shumë shpresë që së shpejti e gjithë Siria do të lirohet nga rebelët. Unë jam nga kori i Al Farah dhe kemi ardhur klëtu për ti provuar mbarë botës se ne mund ta rindërtojmë nga e para vendin tonë, madje ta bëjmë më të mirë”.

Simfonia kombëtare siriane, Asambleja Kombëtare për muzikën arabe, Orkestra Mari dhe Kori Al farah, u bashkuan në amfiteatrin antik duke luajtur pjesë muzikore kombëtare.

Palmira ra në duart e ushtrisë siriane falë ndihmës së ushtrisë ruse në muajin mars dhe ushtarët e të dy vendeve morrën pjesë në këtë event kulturor, të parin në Siri për më shumë se 5 vjet.

Ministri sirian i turizmit Besher yazaji tha se ende shumë punë duhet bërë për ta ndihmuar Palmirën ti rikthehet lavdisë së dikurshme, për ta rikthyer në një destinacion turistik.

“Sic e dini, shkatërrimi i Palmirës ishte shumë i madh jo vetëm për momunemntet por edhe tempujt e saj janë rrënuar. Në total janë shkatërruar 23 sajte të rëndësishme turistike”.

Mediat lokale raportuan se qindra vetë, mes tyre edhe politikanë të rëndësishëm, morrën pjesë në këtë event.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here