Gundogan dhe Chamberlain i thonë mirupafshim Francës

0
141

Dy nga mesfushorët që priteshin të dhuronin diçka me kombëtaret e tyre respektive i thanë lamtumirën sezonit dhe kompetcionit europian

 

Përfundon Bundesliga, por mbi të gjitha humbet edhe Europianin e Francës. Mesfushori i Borussia Dortmund, Ilkay Gundogan ka pësuar një dëmtim në gju gjatë seancës stërvitore dhe do t’i duhet të qëndrojë disa kohë jashtë fushës së lojës, sipas të dhënave nga analizat mjekësore. Për lojtarin gjerman me origjinë turke, bëhet fjalë për një tjetër dëmtim të rëndë, pas atij të pësuar 2 vite më parë ku nuk arriti të marrë pjesë në Botërorin e Brazilit.

 

Dëmtohet edhe Chamberlain

 

Kur duhen edhe disa javë nga nisja e europianit “Euro 2016” që do të zhvillohet në Francë, një lajm i hidhur ka ardhur për Kombëtaren Angleze. Një nga talentet më të mëdhenj të futbollit botëror ka pësuar një dëmtim të rëndë në gju. Bëhet fjalë për sulmuesin e Arsenalit, Oxlade Chamberlain, i cili me shumë mundësi nuk do t’i bashkohet kombëtares së Tre Luanëve. Lajmin e konfirmon trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, i cili shprehet se është shumë i trishtuar për këtë fakt: “Fatkeqësisht Chamberlain ka pësuar një dëmtim të rëndë në gju. Duhet pritur një përgjigje përfundimtare nga ana e stafit mjekësor, por duke parë shkallën e dëmtimit besoj se ai do të qëndroj larg fushave të blerta për të paktën 2 muaj.” Wenger gjithashtu deklaroi se për  mbrojtësin gjerman Per Mertesacker sezoni është i mbyllur. Ndërsa është rikuperuar nga demtimi mesfushori me tipare sulmuese Santi Cazorla, i cili mund të aktivizohet në fundjavë në takimin kundër Man.City.

 

Taulant Xhaka në dyshim për kuqezinjtë

 

Mediat zvicerane ngrenë alarmin. Taulant Xhaka ka një lëndim, që mund t’i vërë në rrezik edhe pjesëmarrjen në finalet e “Euro 2016”. Eshtë kjo një dëshirë e fshehur e tyre, apo një realitet, këtë do ta tregojë koha, por në unison, mediat e këtij vendi kanë thënë se sezoni mund të konsiderohet i mbyllur për mesfushorin e kombëtares shqiptare. “Mesfushori i FC Basel, Taulant Xhaka ka një lëndim shqetësues, çka i vë në dyshim edhe Kampionatin Europian me Shqipërinë. Ai u dëmtua të shtunën e kaluar, në ndeshjen e “Super League”, kundër Sionit (2-1), në pjesën e parë. Xhaka duhet të bëjë një pushim prej disa javësh. Taulant Xhaka, vëllai dy vite më i madh i lojtarit të kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka (23 vjeç), do të jetë kundërshtar në grup me kombëtaren e tij në “Euro 2016”, finalet e të cilit do të mbahen në Francë (nga 10 qershori)”, – shkruan “bluewin.ch”. “Sezoni mbyllet për Taulant Xhakën. Ndeshja e fundit e tij me FC Basel përfundoi më herët dhe në mënyrë të dhimbshme. Një dëmtim i muskujve e mban atë jashtë fushave të lojës në javët e ardhshme. Mesfushori shqiptar ra në tokë të shtunën e kaluar, ndaj Sionit, dhe u desh të zëvendësohej sa më shpejt, që në minutën e 20-të. Por, rasti më i keq ndodhi, ai ka lënduar gjurin dhe duhet të bëjë pushim disa javë. Pjesëmarrja në finalet e “Euro 2016” është problemi kryesor, sepse FC Baseli e ka arritur objektivin e vet kryesor. Kombëtarja shqiptare do të ketë marrë një lajm të keq nga ky lëndim. 25-vjeçari është një lojtar i përhershëm në ekipin kombëtar. Xhaka parashikohet të qëndrojë deri në pesë javë riaftësim, për të qenë gati të luajë normalisht. Më 11 qershor, Xhaka do të konkurojë me Shqipërinë kundër Zvicrës, ku militon Graniti, vëllai i tij. “Countdown” ka rënë….”, – shkruan “bazonline.ch”.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here