Arrestohet 39-vjeçari, tmerri i një sërë vjedhjesh te “21 Dhjetori”

0
133

Policia e Tiranës ka arrestuar një 39-vjeçar që ishte kthyer në tmerrin banorëve sidomos në zonën e “21 Dhjetorit”. Ai dyshohet si autor i dhjetra vjedhjeve.

Sipas njoftimit të policisë, oficerët e Komisariatit të Policisë Nr. 2, bënë të mundur ndalimin e një shtetasi dhe shpallën  në kërkim një tjetër, për veprën penale të “Vjedhjes së kryer në bashkëpunim,  më shumë se një herë”.

Gjatë ditës së djeshme është vënë në pranga, Oltion Nurçe, 39 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet si autor i vjedhjes me thyerje të banesës së shtetasit B. A., ndodhur më datë 20.04.2016 në rrugën Sali Butka”.

Gjithashtu ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin Xh. H., i cili u shpall në kërkim nga ana jonë dyshohet se  janë autorë të disa vjedhjeve të banesave me mekanizmin e thyerjes së fishekut të derës.

Falë veprimeve profesionale dhe hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit është bërë e mundur dokumentimi ligjor i disa vjedhjeve të kryera më parë:

Më datë 22.03.2016, në rrugën “Frederik Shiroka”, është vjedhur banesa e shtetasit Y. K., 77 vjeç, banues në Tiranë, ku janë marrë një varëse floriri, një unazë dhe nje sasi prej 150.000 lekësh.

Më datë 28.03.2016, në rrugën “Zef Jubani”, është vjedhur banesa e shtetasit A. B., 41 vjeç, banues në Tiranë, ku janë marrë shuma e 35.000 lekëve dhe disa bizhuteri të ndryshme.

Më datë 24.04.2016, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, është vjedhur banesa e shtetasit E. Sh., 32 vjeç, banues në Tiranë, ku janë marrë një lap-top dhe disa bizhuteri të ndryshme.

Më datë 27.04.2016, në rrugën “Irfan Tomini”, është vjedhur banesa e shtetases D. K., 45 vjeçe, banuese në Tiranë, ku janë marrë tre kompjutera “Lap-top”, një telefon celular tip “Samsung Galaxy”, një shumë prej 400 euro, 30.000 lek dhe disa bizhuteri.

Më datë 04.05.2016, në rrugën “Tish Daia”, është vjedhur banesa e shtetases E. Sh., 51 vjeçe, banuese në Tiranë, ku janë marrë 260.000 lekë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Vjedhjes së kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here