Vrasja te ish-blloku”/ Polici mohon se fshehu armën e viktimës, prokuroria i tregon pamjet

0
153

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg policin Alban Trimi, i cili akuzohet për fshehje të armës së Elton Çiços, mbrëmjen e ekzekutimit të këtij të fundit, 1 maj 2016.

Në seancën e sotme gjyqësore për masën e sigurisë, mësohet se Trimi ka mohuar akuzën e ngritur ndaj tij nga organi i akuzës, por kjo fundit ka paraqitur si provë para gjykatës pamjet filmike.

Prokuroria thotë se në pamjet filmike duket polici Alban Trimi, që ka marrë armën e Çiços dhe ka dalë jashtë lokalit.

Në përfundim Gjykata vendosi ndaj të pandehurit masën e sigurisë “arrest me burg”.

Dy ditë më parë Gjykata dha arres me burg edhe Redjan Rrajën, shokun e Elton Çiçës.

Edhe Rraja akuzohet se ka prishur provat në vendin e ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here