Galdini: 30 deputetë nuk kanë plotësuar formularin e vetëdeklarimit, sot duhet të lënë mandatet

0
177
Ne nje deklarate per shtyp LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike, nepermjet Kryetarit te saj Arian Galdini, njofton se ka informacione konfidenciale te cilat gjithesesi duhet te konfirmohen zyrtarisht apo nepermjet nje investigimi institucional, se jane plot 30 deputete te Kuvendit te Shqiperise, qe nuk kane plotesuar Formularin e Vetedeklarimit sipas Ligjit per Dekriminalizimin.
Kryetari i LDE Galdini deklaron se:”Nese data 4 maj ka qene afati i fundit i dorezimit te Formulareve te Vetedeklarimit, atehere Ligji per Dekriminalizimin e ka te sanskionuar qarte se kushdo qe e ka tejkaluar, apo nuk e ka respektuar kete afat, humbet automatikisht, ne menyre te menjehershme mandatin. Kesisoj, sot jemi ne nje dite te rendesishme, kur do te na vleje shume te verifikojme seriozitetin e Ligjit per Dekriminalizimin dhe te miratuesve te tij, te cilet domosdoshmerisht jane para sproves se zbatueshmerise se tij. Nese eshte e vertete se 30 deputete deri ne dt 4 maj, nuk e kane dorezuar Formularin e Vetedeklarimit, atehere Opozita, Prokuroria dhe Insitucionet e Autorizuara me Ligj, duhet te bejne fakt ligjor humbjen e mandatit te ketyre 30 deputeteve. Themi Opozita, sepse menjehere ajo duhet te ngrihet ne kembe per te deshmuar se ajo e ka vertetesisht per zemer dhe sinqerisht per kauze, Dekriminalizimin e Kuvendit. Zbatimi i ligjit te Dekriminalizimit fillon me respektimin e cdo neni te tij, e sigurisht vete afati i percaktuar me ligj, pra data 4 maj, eshte fillimi i hyrjes ne fuqi te ketij Ligji. Nese eshte e vertete, se 30 deputete e kane shkelur afatin e dates 4 maj, e nuk kane dorezuar brenda kesaj date Formularet e Vetedeklarimit, ata sot nuk duhet te jene me deputete.”
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here