Pengoi zbardhjen e vrasjes së Elton Çiços, arrestohet oficeri Alban Trimi

0
157

Alban Trimi është oficeri i cili ka qenë në tavolinë me Elton Çiçën në momentin kur ai është vrarë, dhe sot është vënë në pranga nga policia.

Trimi është vënë në pranga nga oficerët e SHKB-së në bashkëpunim me prokurorinë. Ndalimi i tij është bërë vetëm pak minuta më parë.

Trimi është efektiv i Komisariatit Numër 5 në Tiranë dhe ishte në tavolinë me Çiçën në momentin që u qëllua për vdekje me 2 plumba.

Alban Trimi është vënë nën akuzë për “veprime që pengojnë zbardhje e të vërtetës”. Trimi është dërguar në ambientet e policisë së Tiranës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here