Komisioni Parlamentar për Politikën e Jashtme/ Diskutohet roli i Shqipërisë në rajon, debate mes Bumçit e Dades

0
151

Ditën e sotme është mbledhur Komisioni Parlamentar për Politikën e Jashtme. Në këtë mbledhje u diskutua roli i  Shqipërisë në rajon. Bumçi tha se marrëdhëniet me Kosovën janë në nivelin më të ulët. Ndërsa thotë se nuk ka koordinim mes dy ministrive të Jashtme, Bumçi shprehet se takimet e Ramës kanë lënë në hije Kosovën.

“Marrëdhëniet me Kosovën janë në nivelin më të ulët. Nuk ka koordinim mes dy ministrive të Jashtme të dy vendeve tona. Takimet e Ramës kanë lënë në hije Kosovën. Lënia në hije, solli një reagim të fortë nga pala kosovare. Sot marrëdhënia Shqipëri-Greqi, është e ngrirë dhe e mangët”, tha deputeti Bumçi.

Por pas këtyre deklaratave ka reaguar deputetja Arta Dade, duke u shprehur se është i papranueshëm politizimi i marrëdhënieve me Kosovën.

Dade tha se deklarata e ministrit të Kosovës është e nxituar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here