Lamtumirë Kuvend! Deputetët që Rama i fshiu nga lista tregojnë me emocion ‘arsyet personale’

0
71

Dikush me emocione dhe dikush tjetër me shprehjen standarde ”për arsye personale”, deputetët që kanë mbetur jashtë listave të Edi Ramës, kanë komentuar vendimin për gazetarët që ishin të vendosur paraditen e sotme në oborrin e Kuvendit. Halit Valteri që deklaronte dikur se vendi qeverisej nga banda, i tërheq mbrapsht fjalët dhe thotë se ai do të jetë në Kuvend me siguri në muajin shtator.

Halit Valteri: Nuk u rilinda unë, u rilind e gjithë Shqipëria, përballë kemi disa kufoma politike. Unë nuk jam as socialist dhe as rilindas, dua të thyej herësin, dhe të jem në Kuvend, në Shtator do të vij këtu me forcat e mija.

Ndërkohë Eglantina Gjermeni thotë e bindur se ajo kishte një vit që i kërkonte Ramës fundin e angazhimit politik për arsyet e saj tërësisht personale.

Eglantina Gjermeni: U largova vetë, kam gati 1 vit që ia kam thënë kryeministrit, arsye personale

Më i emocionuari duket të jetë Musa Ulqini, një prej themeluesve të Partisë Socialiste, i cili thotë se politika më e mirë është ajo që udhëhiqet nga parimi i ndershmërisë, e në këtë pikë pakkush ka thënë fjalë të këqija për deputetin që do ti mungojnë Kuvendit në mandatin e ardhshëm.

Musa Ulqini: Unë jam shumë i emocionuar të them sot që kam qenë shumë i nderuar që u kam shërbyer qytetarëve shqiptarë dhe socialistëve për 25 vite rresht. Dhe kjo padiskutim është një nder që më është bërë mua dhe jam përpjekur që ta justifikoj duke ofruar një model në politikën shqiptare dhe gjithmonë jam udhëhequr nga parimi që ndershmëria është politika më e mirë.

Fate Velaj nuk e fsheh ambicien që një ditë të jetë kryetar i Bashkisë së Vlorës, por fillimisht këtë vendim duhet ta konsultojë me familjen e tij, e cila prej vitesh jeton në Vjenë. Sa i takon përplasjeve në Vlorë ai dhe Edmon Leka, një tjetër i larguar thonë se situata është normale dhe e qetë.

Fate Velaj: PS ka autorizuar Edi Ramën që të bëjë një pjesë të gjatë të rrugës, dhe i duhen njerëz për etapa të caktuara, për këtë pjesë rruge unë isha i duhuri, në pjesën tjetër do marrë dikë tjetër. Nuk mund të mbajë të njëjtët njerëz deri në Kinë. Unë deri javës tjetër jam në Kuvend, do të pyes familjen për një vendim tjetër (kur pyetet për postin e kryebashkiakut), e cila jeton në Vjenë. Nuk e kam ndjekur dhe aq shumë përplasjen mes Lelit në Vlorë, deri në 6 Shtator jam deputet, jam i fokusuar te fushata ime.

Edmond Leka: Ishte një vendim imi personal, se kam shumë vite në politikë do i përkushtohet familjes. Unë nuk e di nga e nxirrni ju që zoti Leli është jashtë fushate, ne jemi çdo ditë në takime.

Sadi Vorpsi: Ka qenë një zgjedhje personale e imja, ishte zgjedhje imja! Ja u thashë dhe njëherë, ishte thjesht një zgjedhje personale e imja, unë ekam sqaruar shumë mirë dhe në statusin që bëra, do të vazhdoj të jem pjesë e mazhorancës. /Marrë nga Faxweb

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here