Sulmi i Rusisë mbi spitalin në Siri, mediat publikojnë pamjet tronditëse (VIDEO)

0
195

Vetëm pak ditë pas bombardimit të një spitali në qytetin Aleppo të Sirisë, mediat ndërkombëtare kanë publikuar një video në të cilën shfaqen momentet gjatë ekzekutimit të sulmit që u mori jetën 50 personave. Pamjet filmike janë regjistruar nga kamerat e sigurisë, teksa në video duken qartësisht pasojat që shkaktoi bombardimi. Pas tragjedisë, në vendin e ngjarjes u panë familjarët e viktimave dhe të të mbijetuarve, të cilët po përpiqeshin që të shpëtonin të plagosurit.

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar pamjet filmike të sulmit ajror që goditi një spital në qytetin sirian, Aleppo vetëm pak ditë më parë.

Në videon e regjistruar nga kamerat e sigurisë dallohen qartësisht pasojat e sulmit tragjik.

Pas bombardimit, në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë forcat e sigurisë si dhe të afërmit e personave që ndodheshin në godinë.

Ata u munduan që të ndihmojnë të mbijetuarit, pavarësisht se këta të fundit kishin marrë plagë të rënda.

Si pasojë e këtij sulmi, të paktën 50 persona humbën jetën, mes të cilëve gjashtë ishin mjekë, ndërkohë që një pjesë e konsiderueshme ishin fëmijë.

Ende nuk dihet se kujt i përkisnin avionët që bombarduan mbi spitalin, por dyshimet më të mëdha janë se sulmi u ekzekutua nga forcat e Qeverisë siriane, në kushtet kur Rusia ka tërhequr pjesën më të madhe të avionëve të saj nga Lindja e Mesme.

Bombardimi u dënua ashpër nga organizata jo-fitim prurëse, Mjekët pa Kufinj si dhe nga Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

8-2 5-2 6-2 7-2

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here