“12 milje” det për Greqinë, reagon Presidenti Meta: Duhet transparencë dhe veprime konform Kushtetutës e ligjeve ndërkombëtare

0
359

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka folur për herë të parë, për marrëveshjen e qeverisë Rama me atë greke për faljen e 12 miljeve detare fqinjëve grekë.

Meta me anë të një postimi në rrjetin social facebook shkruan se është duke e ndjekur me interes këtë çështje, dhe se do të veprojë konform ligjeve të përcaktuara në Kushtetutën e Shqipërisë.

Ja çfarë shkruan Meta:

Të dashur komentues, i jap të drejtë shqetësimit tuaj, të nxitur edhe nga lajmet dhe deklaratat e ndryshme lidhur me marrëveshjen e detit me Greqinë. Unë jam duke ndjekur me shumë vëmendje dhe kujdes, por jo me nxitim, këtë çështje të rëndësishme dhe si President i Republikës do të veproj konform Kushtetutës dhe kompetencave e përgjegjësive politike, ligjore e publike ndaj kësaj çështjeje. Marrëdhëniet me Greqinë janë shumë të rëndësishme dhe trajtimi i tyre me transparencë, gjithëpërfshirje dhe konform Kushtetutës, ligjeve ndërkombëtare dhe interesave reciproke të të dy vendeve do të kontribuonte pozitivisht për një progres të tyre, më të fortë, të qëndrueshëm dhe të dëshiruar nga të gjithë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here