Rusi/ Djeg trupin e fëmijës së porsalindur, e hedh në pus për të zhdukur shenjat

0
135
Policia ruse po heton një ngjarje shokuese të ndodhur në fshatin Polina Osipenko të rajonit të Khabarovsk Krai, në pjesën lindore të Rusisë.

Një grua e moshës 33- vjeçare, emri i së cilës nuk është bërë i ditur, sapo u bë nënë, e hodhi në pus trupin e vajzës së saj, por pasi e futi në furrë për ta djegur.

Gruaja, siç raporton Daily Star, e kishte lindur vajzën në shtëpi të lëvizshme, pranë një pike karburanti.

Një zëdhënës i policisë tha, “Nëna tha se vendosi ta vriste vajzën menjëherë, pasi dyshonte në aftësinë e saj për të qenë një nënë e mirë”.

Vajza kishte gjetur vdekjen e menjëhershme nga nxehtësia e furrës, por pastaj e dyshuara për të zhdukur provat, e hodhi në një pus të ujërave të zeza.
Por ajo u kap në flagrancë nga banorët e zonës të cilët lajmëruan policinë lidhur me ngjarjen.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here