Kujdes, ose do të përfundoni në burg

0
180

Të gjithë përdoruesit e Facebookut të cilët krijojnë llogari në emrin e dikujt tjetër mund të shkojnë në burg, sipas udhëzimeve të reja.

Njerëzit të cilët përdorin rrjete sociale në për të cenuar apo sulmuar të tjerët duhet të dënohen, sipas Shërbimit të Ndjekjeve Penale Crown, raporton Independent.

Rregullat e reja janë vendosur pasi fotot apo informacionet e publikuara duke u shtirur si dikush tjetër në Facebook mund të dëmtojnë reputacionin dhe t’i turpërojnë ata. Autoritetet thanë se ky ligj është në përgjigje e ndryshimit të natyrës së krimit online.

“Ata që hapin llogari false mendojnë se duke përdorur profile me emrin e dikujt tjetër janë të pakapshëm, por policia mund të përdorë teknika për t’i gjetur ato”, shprehet Alison Saunders, drejtore e shkeljeve publike penale.

Sipas Help Center në Facebook “llogaritë mashtruese” nuk lejohen.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here