Vendimi i qeverisë kundër trafikimit të pasuritë/ Brenda 6 muajsh të regjistrohen objektet e trashëgimisë nga poseduesit privatë

0
137

Qeveria ka vendosur një afat për të gjithë ata qytetarë apo subjekte private të cilët disponojnë objekte të trashëgimisë kulturore. Vendimi i qeverisë vjen si një masë për të parandaluar trafikimin e pasurisë kulturore. Në mbledhjen e qeverisë është vendosur që të të gjithë poseduesit privatë, që kanë në zotërim objekte të trashëgimisë kulturore të luajtshme, brenda 6 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, duhet ti regjistrojnë ato në Qendrën Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore. Po ashtu në mbledhjen e qeverisë u vendos  miratimi i Planit Kombëtar të Veprimit “Për parandalimin dhe luftën kundër trafikimit të pasurive kulturore të luajtshme”, 2016-2018, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi. Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Kulturës, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Financave, Akademia e Shkencave dhe bashkitë për zbatimin e këtij vendimi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here