Vlorë/ Autoritetet marrin masa paraprake, nisin stërvitjet për shpëtimin e refugjatëve

0
165

Autoritetet në Vlorë kanë nisur stërvitjen për të shpëtuar refugjatët në rast të një emergjence mbytjeje.   Sipas informacioneve, stërvitja po bëhet në koordinim mes disa institucioneve, ku përfshihen edhe forcat e ushtrisë. Autoritetet po simulojnë raste të mbytjes së refugjatëve në det, duke u stërvitur dhe duke praktikuar metoda për shpëtimin e tyre.   Mësohet se stërvitja po bëhet në Ujin e Ftohtë, ndërsa nuk dihet nëse qeveria ka informacion se ndoshta pritet një fluks i refugjatëve sirianë drejt vendit tonë.   Ndoshta kjo mund të jetë thjesht një masë paraprake në kuadër të planit të BE për t’i dhënë zgjidhje krizës së refugjatëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here