Fier/ Babë e bir dhunojnë nusen e shtëpisë, arrestohen nga policia

0
150
Prej kohësh kishin probleme me të, ku pas debateve me fjalë situata ishte rënduar deri në përdorimin e dhunës.

Babë e bir në Fier, janë vënë në prangat e policisë pas denoncimit të nuses se dhunohej nga vjehrri dhe i shoqi.

Skënder Doko, 66 vjeç dhe djali i tij Artur Doko, 33 vjeç, përfunduan pas hekurave ditën e djeshme, pas denoncimit të bërë nga 26- vjeçara E. Doko.

E reja tha para uniformave blu se burri dhe vjehrri e keqtrajtonin vazhdimisht dhe kohëve të fundit ushtronin dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Vjehrri e akuzonte të renë se kishte vonuar shtrimin e bukës dhe kjo ka çuar në debat me fjalë.

Më pas situata është rënduar, duke bërë që babë e bir të ushtrojnë dhunë ndaj saj, duke thënë se nuk i respekton dhe sillet keq me ta, por nuk kanë pranuar ta kenë dhunuar.

Në denoncimin e saj, e dëmtuara ka hedhur poshtë deklarimet e dy familjarëve të saj, duke thënë se ata nuk e donin dhe se për motive nga më të dobëtat i viheshin kundër.

Babë e bir akuzohen për veprën penale dhunë në familje, ndërsa në ngarkim të tyre materialet i kaluan Prokurorisë së Fierit, për ndjekje të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here