Vejushat janë më të lumturat, jetojnë dhe më gjatë

0
137
Vejushat ose beqaret janë të lumtura, ose pothuajse. Bazuar në një studim të fundit, është zbuluar se të mos qenit më të martuara ndikon në përmirësimin e humorit dhe të shëndetit.

Studimi është zhvilluar nga Universiteti i Padova në Itali, në bashkëpunim me Istituto di Neuroscienze dhe është publikuar në revistën shkencore “Journal of Women’s Health”.

Studiuesit zbuluan se mes dy mijë zonjave me moshë mbi 65 vjeçe të mbajtura nën vëzhgim gjatë një projekti, ato që kishin mbetur vetëm, kishin më pak rrezik që të vuanin nga problemet me kujtesën apo të ishin të stresuara, shkruan noa.al.

Arsyeja? Fakti që nuk kujdeseshin për një bashkëshort të sëmurë. Me pak fjalë “efekti i kujdestares” nuk ndikonte në jetëgjatësi.

Autorja e studimit, Caterina Trevisan nga Padova thotë se, “Për shkak se femrat jetojnë më gjatë se meshkujt, mund të vuajnë prej ngarkesave në punë, por edhe prej kujdesjes prej bashkëshortët e sëmurë”.

Ndërsa për meshkujt efekti është i kundërt, sa më shumë zgjat martesa, aq më të shëndetshëm janë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here