Terroristët ekapur në Itali: Do sulmojmë Vatikanin, armët do na i sigurojnë shqiptarët

0
221

Pas operacionit të sotëm për arrestimin e 6 personave të akuzuar për celulë terroriste në mediat italiane është publikuar edhe një rregjistrim ku personi kryesor i kësaj celule u shprehur se do të “sulmonte Vatikanin dhe ambasadën e Izraelit, ndërsa armët do të ja siguronte një shqiptar, sepse në tregun e brendshëm nuk do të mund të gjente”.

“Për këta armiq betohem, se nëse më siguroni familjen, betohem se do të jem i pari që do të sulmonte Italinë kryeqtare, betohem se do të sulmoj Vatikanin, me vullnetin e Zotit”.

Në një përgjim të bërë në 25 mars mes Abderrahim Moutaharrik dhe Mohamed Koraichi, të dy të arrestuar gjatë operacionit antiterrorizëm.

“E vetmja kërkesë – thotë Moutaharriku – është familja, ti e di të paktën dua që fëmijët e mi të rriten në vendin e Kalifatit të Islamit”. “Dua të godas ambasadën e Izraelit në Romë”, ka thënë Moutaharrik në një tjetër përgjim, duke folur në telefon me Abderrahmane Khachia, edhe ai i përfunduar në qeli.

Moutaharrik shprehet se “dëshira ime është që të bëj një atentat në ambasadën e Izraelit, dhe kam kontaktuar me një shqiptar për të nha siguruar armët pasi këtu nuk i gjen dot”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here