Varfëria, prindërit të papunë/ Fëmijët dalin në rrugë për të siguruar bukën e gojës

0
202

varf-euml-ri-edhe-n-euml-zvic-euml-r_hd

 

Elbasani është rënditur si qyteti që ka më shumë familje që trajtohen me ndihmë ekonomike. Varfëria dhe rritja e numërit të të papunëve ka bërë që shumë familje të ndihmohen nga shteti. Megjithëse ndihma ekonomike nga ana tjetër nuk është se u vjen në ndihmë për një mirëqënie të mirë sociale. Ajo që vihet re dhe që është një fenomen shqetësues në të gjithë qytete e vendit është rritja e numrit të fëmijëve në situatë rruge. Fëmijë kryesisht të komunitet rom dhe egjiptian enden rrugëve për të lypur për të siguruar kafshatën e gojës, sepse prindërit e tyre nuk u sigurojnë dot as bazën ushqimore. Prindërit e tyre nuk kanë ku të punojnë andaj fëmijët detyrohen që të dalin në rrugë dhe të lypun.  Por ditën e djeshme fushata e Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, “Unë Mbroj Fëmijët”, zhvilloi fazën tjetër në qytetin e Elbasanit, me organizimin e një panairi të madh në qendër të qytetit. Në këtë panair ishin vendosur stenda për të gjitha shërbimet që ofrohen për fëmijët në situatë rruge, fëmijët në rrezik, të abuzuar, neglizhuar apo që nuk iu plotësohen nevojat e detyrueshme nga familjet. Ministri Klosi paraqiti paketën e ndihmës që iu ofrohet familjeve në këto raste.  “Punësimi i prindërve të këtyre fëmijëve është përparësi, me qëllim nxjerrjen e tyre nga varfëria. Në çdo zyrë punësimi është një nënpunës i posaçëm për t’i orientuar këta prindër drejt punës së përshtatshme për ta”, deklaroi Klosi.  Ai bëri me dije se, “qeveria ofron formim profesional për çdo prit që do të marrë një zanat”. “Janë 100 raste kur prindi është punësuar, pasi është trajtuar rasti i fëmijës së tij në situatë rruge”, shtoi Klosi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here