Itali, shkatërrohet banda shqiptaro-kolumbiane e kokainës, sekuestrohen 365 kg drogë

0
125

Një grup kriminal i trafikut të drogës u shkatërrua nga policia italiane në Katania.

Grupi ishte i përbërë nga shqiptarë dhe kolumbianë, ndërsa janë sekuestruar në total 365 kilogramë marijuanë e kokainë.

Nga operacioni, janë arrestuar në total 13 persona. Operacioni u ndërmor sot në mëngjes, nga karabinierët që mbulojnë sektorin antidrogë dhe antikrimi ekonomik.

Dyshohet se të gjithë të arrestuarit bashkëpunonin me njëri-tjetrin në trafikun e lëndës narkotike, duke vepruar si një bandë kriminale.

Nuk bëhen me dije identitetet e personave që janë arrestuar nga Policia e Katanias.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here