Këndi i lojërave tek Liqeni/ Gjykata rrëzon kërkesën e Shoqërisë Civile për pezullimin e punimeve

0
154

parku-4-655x356_1461689995-9750131 791210

 

“Ne kërkojmë pezullimin e menjëhershëm të punimeve në liqen dhe shpalljen të paligjshëm të këtij projekti. Ne jemi të vetmit që vijmë këtu si qytetarë dhe nuk vijmë si përfaqësues të ndonjë shoqate apo interesi të veçantë”,  shprehet  përfaqësuesja.

 

Sejrie Baleta

 

 

Nisma “Qytetarët për Parkun” i është drejtuar Gjykatës Administrative për pezullimin e punimeve për ndërtimin e këndit të lojërave tek kodrat e Liqenit Artificial. Përfaqësuesja e kësaj nisme është shprehur e vendosur në kërkesën drejtuar gjykatës, edhe pse kjo e fundit jo më larg se një javë më parë ka rrëzuar të njëjtën kërkesë të bërë nga shoqëria civile. “Ne kërkojmë pezullimin e menjëhershëm të punimeve në liqen dhe shpalljen të paligjshëm të këtij projekti. Ne jemi të vetmit që vijmë këtu si qytetarë dhe nuk vijmë si përfaqësues të ndonjë shoqate apo interesi të veçantë”, u shpreh përfaqësuesja. Por punimet për këndin e lojërave në Liqenin Artificial të Tiranës do të vazhdojnë. Ky është vendimi që mori  Gjykata Administrative, e cila e rrëzoi kërkesën e Shoqërisë Civile për pezullimin e punimeve të këtij këndi. Kjo është kërkesa e dytë me këtë objekt që rrëzohet nga kjo Gjykatë. Në të dyja rastet, gjyqtarja Nafije Haska vendosi të mos pezullojë punimet e Bashkisë Tiranë për ndërtimin e këndit të lojërave, duke e cilësuar kërkesën e tyre të pabazuar. Shoqëria Civile, pretendonte se  ndërtimi i këndit të lojërave për fëmijë ishte në shkelje të Konventës së Arhausit për të drejtën e publikut për të pasur informacion, si edhe në shkelje të ligjit për mbrojtjen e mjedisit.

 

Reagimi i aktivistëve

 

Pas hedhjes së fletës së projektit në autokad dhe dimensionimit në shkallë rezulton se asnjë nga deklaratat e kryetarit të bashkisë nuk është e vërtetë. Zona e ndërhyrjeve e përcaktuar në projekt ështe 12600 m2 (pak a shumë sa ç’është rrethimi aktual i zonës) dhe nuk është as 4000 m2 dhe as 2500 siç pretendohet nga Bashkia! Ajo çfarë nxjerrim nga kjo matje dhe nga të dhënat e projektit ështe fakti se kjo lloj ndërhyrje s’ka asnjë lidhje me një kënd lojrash por është nje park i madh urban lojërash dhe bën pjesë tek Parqet tematike. Për këtë arsye dhe për arsye se kjo lloj ndërhyrje përben rrezik për ambientin është kusht i patjetërsueshëm që Ministria e Mjedisit të kërkoj menjëherë nje projekt të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis paraprak nga bashkia i cili është edhe kusht i domosdoshëm për cdo projekt në Republikën e Shqipërisë që të marrë leje ndërtimi. Ju kujtojmë se Bashkia nuk ka bërë asnjë projekt të Vleresimit të Ndikimit në Mjedis, dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit konfrimon se nuk ka marrë asnjë projekt të tillë nga Bashkia. Kjo përbën shkelje të rënde ligjore!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here