Tenori Sajmir Pirgu rrëfen takimin e parë me Pavarotin

0
147

Tenori i njohur shqiptar Saimir Pirgu në një intervistë për faqen “classicfm” ka treguar për takimin e tij të parë me Luciano Pavarottin. Pirgu e nis intervistën e tij duke treguar se ka nisur të këndojë që në moshën 7 vjeçare dhe më pas rrëfen pse u bë tenor. “Kur kam qenë 13 apo 14 vjeç dhe jetoja në Elbasan, ndoqa koncertin e famshëm “Tre Tenorët nga Caracalla” në televizor. Isha i magjepsur. E regjistrova atë koncert dhe e dëgjoja pa pushim. Nga ia moment, vendosa që këndimi dhe bota e operës mund të bëheshin jeta ime dhe kështu ndodhi. Kur takova për herë të parë Domingo-n dhe Pavarotti-n, u thash: “Dëgjoni çuna, është faji juaj që jam tenor. Nëse nuk do të kisha parë performancën tuaj, do të isha me shumë mundësi violinist ose dirigjent, apo diçka tjetër”, shprehet Pirgu. Tenori me famë botërore tregon se kur takoi Pavarotti-n ishte 19 vjeç dhe takimi ka ndodhur në Merano, Itali. “Po mbaroja studimet dhe një nga mësueset e mia përmendi emrin tim për të kënduar me Pavarotti-n. Pasi këndova ‘Una Furtiva Lagrima’ from Donizetti’s Elixir of Love , ai më tha: Kush të ka mësuar të këndosh kështu? E di që këndon shumë mirë?”, rrëfen ai. Pirgu tregon se pas kësaj tenori me famë botërori i kërkoi sërish që të këndonte për të dhe kështu u krijua një lidhje e fortë mes tyre që zgjati deri në ditët e fundit të jetës së tenorit italian.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here