Presidenti i Bundestagut gjerman vjen nesër në Tiranë, fjalim në Kuvend

0
162

Presidenti i Bundestagut Gjerman,  Norbert Lammert do të vizitojë nesër Tiranën, ku do të mbajë edhe një  fjalë përshëndetëse në sallën e Seancës Plenare në orën 09:20.

Zyra e shtypit të Kuvendit informon se pas fjalës në Kuvend, Lammert  do të ketë një takim me Kryetarin e Kuvendit,  Ilir Meta në Kryesinë e Kuvendit në orën 09:45.

“Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, Prof. Dr. Lammert do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të organizuar nga Fondacioni “Konrad Adenauer” me temën “25 vjet parlamentarizëm demokratik në Shqipëri”, që zhvillohet në orën 10:30”, thuhet në njoftimin e Kryesise se Kuvendit.

I pranishëm në këtë aktivitet do të jetë dhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ku do të mbajë edhe një fjalë përshëndetëse.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here